70 të infektuar COVID-19/ Vihet në funksion karantina në Konvaleshencë! 2 të izoluar...Tirana epiqendra e virusit

20 Mars 2020, 12:22| Përditesimi: 20 Mars 2020, 23:04

  • Share

TIRANË- 6 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar 70 në total numrin e të infektuarve në Shqipëri. Tirana është epiqendra e këtij virusi, me 50 të infektuar për t'u ndjekur nga pas nga Fieri me 7 dhe Durrësi 5 pacientë të prekur.

Pesë rastet e reja janë regjistruar në Tiranë, ku referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë 2 janë raste kontakti dhe tre të reja që kanë pasur një histori udhëtimi në zonat e kuqe. Rasti tjetër është i një 82-vjeçareje në qytetin e Fierit. Në komunikimin e përditshëm me mediat, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën me dije se 35 pacientë të shtruar tek Infektivi të Tiranë,  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur numri falas të vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë", tha Rakacolli, teksa mbylli deklaratën me një apel për qytetarët që të respektojnë masat e distancimit social, për të mirën e tyre dhe të familjes.

"Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë", përfundoi Rakacolli.

Shifrat: 732 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 2 viktima, (në Durrës dhe Lushnje). 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë spitali "Shefqet Ndroqi". 35 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT. Tirana qyteti më i prekur, me 50 të infektuar.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus
Tiranë  50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë 
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar


Harta e qyteteve të prekura me koronavirus

Ora 12:52
Vihet në funksion karantina në Konvaleshencë! 2 persona të izoluar

2 persona ndodhen në karantinën shtetërore në Konvaleshencë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Nga ana tjetër, pyetur lidhur me rastin e babait të pacientit zero i cili më herët ka dalë negativ, Rakacolli tha akoma nuk kanë dalë përgjigja e analizës konfirmuese.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?