Ekipi i kërkim-shpëtimit

Bota

Shkon në 90 numri i viktimave në rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Florida, 30 persona ende të zhdukur

12 Korrik 2021, 10:09| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 10:19

  • Share

FLORIDA- 90 viktima janë konfirmuar nga kërkimet e kryera deri më tani nga ekipi i shpëtimit, ndërsa mbi 30 të tjerë janë ende të zhdukur. Autoritetet bëjnë se dije se është e pamundur që të gjejnë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që është shembur rreth 18 ditë më parë.

Mes 90 viktimave janë identifikuar 71 prej tyre dhe u janë lajmëruar familjarët, ndërsa për 19 të tjerët ende nuk është bërë i mundur identiteti. Mes viktimave të identifikuara 3 prej tyre janë fëmijë.

Grupeve të kërkim-shpëtimit  iu ishin bashkuar edhe forca izraelite për të ndihmuar në gërmimet. Autoritete kanë pohuar se gërmimi po bëhet me shumë kujdes në mënyrë që të jetë e mundur gjetja e trupave.

Ndërtesa 12-katëshe u shemb në Florida më 24 qershor ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, por dyshohet për dëmtime në strukturën e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?