64 të prekur me koronavirus në Shqipëri! 3 rastet e reja shtetas nga Italia, 2 nga Kavaja! Merren tampona shtesë për analizat e Covid-19 (VIDEO-Harta)

19 Mars 2020, 11:42| Përditesimi: 20 Mars 2020, 12:45

  • Share

TIRANË- 5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 64. Tre prej rasteve të reja janë shtetas italian që ndodheshin në Shqipëri, e ndërsa dy të tjerët nga Kavaja duke e shtrirë çuan në 7 numrin qyteteve të infektuara. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në deklaratën e përdishtme, teksa ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë është pajisur me një sasi shtesë të tamponëve që shërbejnë për testin për COVID-19. Që nga momenti kur në Shqipëri u konfirmua rasti i parë, janë kryer testuar 697 janë raste të dyshuara, 64 kanë rezultuar pozitiv.

80 vjeçari dhe tjetri, 42-vjeç nga Kavaja kishin qenë në Itali dhe pas ardhjen në Shqipëri, ishin vetëkarantinuar, por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, e për pasojë u sollën drejt Tiranës. Në Spitalin infektiv në Qsut janë 120 shtretër, ku 32 janë të zënë prej pacientëve. Nga 32 pacientët te Infektivi në QSUT, 3 janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Fico ka ripërsëritur apelin për qytetarët, që të qëndrojnë në shtëpi për të ndërprerë transmetimin e këtij virusi, e ndërsa u bën thirrje edhe qytetarëve që shfaqin simptoma të mos i drejtohen spitalit, por të telefonojnë në numrin e ugjencës 127.

"Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!  Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi", mbyll deklaratën Fico.

Shifrat: 697 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 2 viktima, (në Durrës dhe Lushnje). 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë spitali "Shefqet Ndroqi". 32 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus
Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje  2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë


Harta e qyteteve të prekura me koronavirus

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Monda: 19/03/2020 21:06

    Ju lumte per masat qe moret shume shpejt rraguat!!!!!!!

    Përgjigju
  • astrit: 19/03/2020 13:21

    a sme thote kush pse ka ngel Pekini si ishull ne mes? Dyshoj qe kan imunitet pekinsit, ndofta nga intelekti i ngritur mbi baza letrate.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/03/2020 13:18

    Qelbesirate na moren me qafe! Pse nuk rrine jorgot dhe xhovanët andej në vendet e tyre?

    Përgjigju
    • Xhovi: 19/03/2020 13:52

      Po 30 vjet qe Giovanni dhe Jorgo hedhin leke ne ate vrime te zeze qe quhet Shqiperi?!

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?