Shkon në 3 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

14 Mars 2020, 12:33| Përditesimi: 14 Mars 2020, 12:38

  • Share

KOSOVE - Një ditë pasi Kosova u shtua në hartën e prekur nga koronavirusi, ka shkuar në tre numri i personave të infektuar. Personi i tretë i infektuar është familjari i 77-vjeçarit, një prej dy rasteve të bërë publik ditën e djeshme. 

Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme konfirmoi dy rastet e para, një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeç, nga Komuna e Vitisë.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg dhe të mbajnë një higjienë të mirë.

Pas kësaj qeveria e Kosovës vendosi të mbyllë kufinjtë për të huajt.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes të së premtes, qeveria vendosi që të ndalojë hyrjen dhe daljet e qytetarëve të komunës së Klinës dhe të Vitisë, dy qytete këto ku janë paraqitur rastet me koronavirus. Po ashtu qeveria tha se ka ndërprerë transportin ndërurban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?