Shkon në 12 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

11 Mars 2020, 11:13| Përditesimi: 11 Mars 2020, 11:55

  • Share

Identifikohen edhe dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, njëri prej të cilëve ka lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar, ndërsa një rast i ri është konfirmuar në Lushnje. Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në komunikimin e përditshëm me mediat ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja. 

“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, me histori udhetimi me Italine. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës” tha Rakacolli.

Duke folur për gjendjen e tyre shëndetësore, Rakacolli deklaroi se 4 persona janë të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe një në terapi intensive në Durrës, ndërsa 8 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator.


Lajmi kryesor:

1 viktimë dhe 14 të infektuar nga koronavirusi, njëri 78 vjeç nga Lushnja! 4 te Infektivi, 10 në vetëizolim


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?