Qytetarët duke u vaksinuar

Kronikë

Manastirliu: Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer në vendin tonë

17 Gusht 2021, 10:15| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 10:49

  • Share

Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë.

Shifrën e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale.

Ministrja ka apelur qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit të hapur të vaksinimit dhe të vaksinohen.

"Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë. Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit", shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve. Mbrëmjen e djeshme 44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?