Shkollat pa laboratore informatike
në Mirditë i pajisin emigrantët

27 Prill 2016, 10:29| Përditesimi:

  • Share
Atë që në Mirditë prej vitesh nuk e bën Zyra e Arsimore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit e bëjnë djemtë e kësaj zonë, që prej vitesh janë në emigrim.

Kjo sallë informatike e kompletuar është në një prej shkollave të mesme në Mirditë.

Të tilla janë disa në këtë zonë, të harruar prej vitesh prej qeverisë.

Sallat e informatikes janë pajisur me kompjutera, falë doniacionit të Kolë Gjokës, banor i kësaj zonë që prej vitesh ka emigruar në Gjermani dhe të njohurve të tij, djem mirditas.

Ai ka sjellë 150 komjutëra të cilët janë shpërndarë në shkollët e mesme të kësaj treve.

Kjo ka ndihmuar në zhvillimin në kushte normale të orës së informatikes.

Në shkollën tonë ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm pajisja e klasave me kabinete informatike. Tashmë dihet se pa teknoligjinë e informacionit shumë shkenca nuk kanë kuptim. Krahas të tjerëve ka kontribuuar më shumë Kolë Gjoka, që nga gjermania na ka sjellë kompjutera” thotë mësuesi.

Vetë nxënësit shprehen të kënaqur, pasi njohuritë e tyre janë shtuar pas vënies në funksion të kabinetëve të informatikes.

Ndërkohë, nxënësit thonë se” Jemi mësuar për të hapur programet e kompjuterit, deri tani nuk kishim pasur kompjutera. Janë shumë të domosdoshme për ne dhe orën e mësimit”.

Ndërkohë në Mirditë falë kontributiti të emigrantëvë është rikonstruar plotësisht edhe pallati i kulturës në Rreshen.

mirdite shkollat me laborator

mirdite shkollat me laborator
Kolë Gjoka


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?