Shkollat e rindërtuara në Divjakë, Rama: Ka mbetur vetëm 1 institucion arsimor pa përfunduar! (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 18:10| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 19:24

  • Share

Divjakës i janë shtuar dy shkolla të reja të rindërtuara. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ambientet e këtyre institucioneve arsimore ditën e sotme ku u shpreh se aktualisht në këtë zonë ka mbetur dhe një tjetër shkollë arsimore pa u ndërtuar me standarte europiane.

Fillimisht ai ishte në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko” Kryekuq për të cilën thotë se është ndërtuar me të gjitha kushtet optimale për fëmijët e mësuesit. Më pas ai u zhvendos në një shkollë tjetër 9-vjeçare “Shënepremte”.

Ndërkohë Divjaka, zona e Çermës është bërë dhe me një kopësht të ri i ndërtuar me një kapacitet pritës për 200 fëmijë që do të lehtësojë barrën e prindërve në këtë zonë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?