Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë

24 Prill, 19:42| Përditesimi: 24 Prill, 21:38

  • Share

Shkolla e Magjistraturës ka shpallur listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Ajo që vihet re në listën e publikuar sot nga Shkolla e Magjistraturës, është se janë shtuar 10 kandidatë, nga 121 që ishin fitues të fazës së parë, lista ka shkuar në 131.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se për Shkollën e Magjistraturës, provimi është ndarë në tre faza. Fillimisht në fazën e parë u shpallën 79 persona, pasi faji iu faturua ‘scanton’, lista për fazën e dytë shkoi në 121 fitues, dhe së fundmi doli lista me 131 emra që do të shkojnë në provim ditën e nesërme.

Për konkursin e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, ka pasur hije të forta skandali me akuza të publikuara një ditë më parë ku thuhet se lista e fituesve të provimit të fazës së parë është ndryshuar sërish pasi ishte bërë zyrtare.

Për akuzat ka pasur një reagim zyrtar edhe nga ana e Shkollës së Magjistraturës ku pretendohet se lista e fituesve është shpallur para të gjithë të pranishmëve dhe se numri i kandidatëve fitues kishte rezultuar më i lartë pas një verifikimi të dytë të bërë.

Sot, provimi për fazën e dytë është shtyrë dy herë, si fillim nga 08:00 për në orën 15:00 dhe tani për ditën e nesërme.

"Mbi listën përfundimtare të konkurrentëve të kualifikuar për të marrë pjesë në fazën e dytë (testin profesional) të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025 dhe datën dhe orën e zhvillimit të provimit

Shkolla e Magjistraturës, në përfundim të procesit të vlerësimit të ankesave, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, shpall listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, konkretisht:

Dita e parë e fazës së dytë të provimit:

Datë 25 prill 2024, ora 8.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

Dita e dytë e provimit të pranimit:

Datë 29 prill 2024, ora 11.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë.

Rikujtojmë se faza e dytë e provimit të pranimit zhvillohet në dy ditë të ndryshme, ku, ditën e parë, zhvillohet provim mbi 5 (pesë) teza, ndërsa në ditën e dytë, zhvillohet provim mbi 3 (tre) raste praktike nga e drejta civile, e drejta penale dhe e drejta administrative",-thuhet në njoftim. / Top Channel 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?