Shkolla e fotografisë italo-shqiptare së shpejti në Shkodër! Marrëveshje mes ‘Marubit’ dhe fondacionit italian

13 Tetor 2023, 13:24| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 13:32

  • Share

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka mirëpritur Fondacionin italian “Alinari”, njëri prej koleksioneve fotografike më të mëdhenj e më të vjetër në botë.

Drejtori i Fototekës “Marubi”, Luçjan Bedeni tha se së shpejti do të çelet shkolla e fotografisë në Shkodër.

“Ky bashkëpunim me Alinarin ka pikësynim një shkollë fotografie, e cila do të jetë një projekt i Marubit shumë ambicioz, jo vetëm për të bërë foto, por edhe restaurime, konservim dhe digjitalizim të arkivave. Kjo është vemendja jonë që pres ta realizojmë vitin që vjen. Po kështu dhe disa programme të tjera për të rinjve dhe hulumtuesve”. – tha Luçjan Beden

Presidenti i Alinarit tregon të tjera detaje të marrëveshjes.

“Marrëveshja mes Arkivit “Alinari” dhe Muzeut “Marubi” është e rëndësishme.

Në Mars ne do të sjellim ekspozitën me foto të arkivit Alinari. Ka shumë fusha me të cilat ne mund të bashkëpunojmë, sa i takon restaurimit të fotove si dhe për ti treguar fotografitë historike të rinjve”.

Arkivi  “Alinari” përbëhet nga 5 000 000 artefakte që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët tona, pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore, jo vetëm asaj italiane. Që nga viti 2019 kjo trashëgimi e çmuar që e ka origjinën e saj në Firencen e vitit 1852, pranë Repartit Fotografik të Vëllezërve Alinari, është një e mirë publike, e blerë nga Rajoni i Toskanës i cili e administron, e ruan dhe e promovon përmes Fondacionit Alinari.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?