Vlorë/ U hoqën se i kishte dërguar pronari, hajdutët i vjedhin makinën në lavazh! Momenti kur prangosen nga policia

18 Gusht 2023, 13:44| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 18:47

  • Share

Një makinë tip “Golf” e parkuar pranë një lavazhi nga pronari i mjetit, nuk është gjetur më nga ky i fundit pasi u kthye për ta marrë, pasi dy persona me pretendimin se i kishte dërguar pronari i makinës, kanë arritur ta vjedhin mjetin, me të cilin janë larguar më pas.

Pronari ka lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen dhe rreth 20 minuta pas marrjes së denoncimit efektivët e rrugores kanë pikasur mjetin që po lëvizte drejt autostradës Vlorë- Levan.

Arben Zanaj, 22 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.H, tentuan të largohen me makinën e vjedhur, por policia i ndoqi ndërkohë që shërbime të tjera krijuan postbllok pasi morën informacion mbi itinerarin e tyre të lëvizjes.

Forcat e rendit vunë në pranga 22-vjeçarin Zanaj që drejtonte automjetin e vjedhur dhe dhe të riun tjetër që ishte pasagjer.

Ora 18:23
VIDEO/ Vodhën makinën, si i arrestoi për 30 minuta policia 2 të rinjtë në Vlorë! Policia i bëri pritë në rrugën dytësore

 

Dy të rinj janë arrestuar 20 minuta pasi kishin vjedhur një makinë në një pikë lavazhi, pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë. Të arrestuarit kishin arritur të merrnin mjetin me pretendimin se i ka dërguar pronari i tij. Pas rreth 30 minutash ndjekje, u bë i mundur bllokimin i automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi Arben Zajmi 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eni: 18/08/2023 20:22

    Bravo policia shtetit po zeri i sirenave pse nuk ngjohet apo ja keni heq zerin

    Përgjigju
  • Une: 18/08/2023 19:47

    Bravo.Por Policia te mesoje si behet postoblloku ne kete rast dy hajdutet po te kishin hequr ndonje vize te bardhe do e kishin marre perpara dhe policin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?