Foto ilustruese

Shkoi si turist në Romë , ngacmoi një të mitur në rrjetet sociale dhe i ofroi 200 euro për raport intim, arrestohet 54-vjeçari shqiptar

18 Janar 2023, 10:25| Përditesimi: 18 Janar 2023, 10:29

  • Share

ITALI- Një shqiptar në Itali, 54-vjeç, ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një djalë të mitur.

Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari kishte disa ditë që ndodhej në Romë për pushime. Në rrjetet sociale ai kishte parë foton e atij djali të vogël, ku fillimisht kishte nisur të tallej me të dhe pas disa bisedash kishte filluar ta ngacmonte, derisa i kishte arritur madje dhe t’i ofronte 200 euro për një akt seksual. 54-vjeçari shqiptar dyshohet se i ka dërguar edhe foto të shumta që e shfaqin atë pa rroba.

Në takimin e caktuar për të enjten pasdite, djali i mitur për të mbrojtur veten nga rreziqet shkoi me miqtë e tij dhe më pas raportoi gjithçka në polici, pasi 54-vjeçari shqiptar tentoi të afrohej fizikisht duke u përpjekur të puthte.

Burri u arrestua nga policia me akuzën e prostitucionit të fëmijëve dhe sulmit seksual, por arrestimi nuk u vërtetua pasi gjyqtari nuk pranoi flagrancën. Megjithatë, ai tani është në arrest shtëpiak.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?