Shkoi për të peshkuar në lumin Drin, por u 'zhduk', 200 burra në kërkim të 49-vjeçarit në Dibër! Banori: Është organizuar i gjthë fshati për gjetjen e bashkëfshatarit tonë

27 Dhjetor 2021, 09:57| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 11:37

  • Share

DIBËR- Vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e lumit Drin. Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin.

Pasditen e djeshme dhe gjatë natës kanë kërkuar rreth 200 burra, dhe forcat e policisë, por pa rezultat. Kërkimet janë bërë me gomone nga disa banorë në brigjet e Drinit. Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet.

Banorët kërkojnë ndihmën e palombarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.

Një prej banorëve të fshatit ka treguar se kërkimet për gjetjen e 49-vjeçarit  kanë nisur menjëherë sapo u sinjalizuan për zhdukjen e tij.

Banori tha se e gjithë zona është organizuar, por shtoi se dorë në kërkim duhet të vejë edhe shteti.

“Nja 2-3 policë mbarë, s’kam parë as emergjenca. As sot nuk ka. Mesazhi është për shtetin. Edhe ne kërkojmë tani që shteti të vërë dorë me mjetet e veta të specializuara, të na japë ndihmë”, u shpreh ai.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?