Klajdi Karaj

U ‘josh’ nga reklamat në TikTok, i riu shqiptar shkon në Britani për një jetë më të mirë, përfundon në ‘shtëpi bari’! 14 muaj burg

26 Qershor 2023, 09:39| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 10:41

  • Share

Klajdi Karaj, është një shqiptar që ka shkuar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe me premtimin për një jetë më të mirë, para se të futej dhe të punonte në një fermë kanabisi.  

Klajdi Karaj, i dëshpëruar për punët me pagë të ulët që ofrohen në Shqipëri, iu përgjigj reklamave në rrjetet sociale që tregonin për pasuritë dhe jetën më të mirë që ofrohet në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi mbërriti në Britani, bandat që e kishin tërhequr për të nisur një jetë të re, fillimisht i siguruan një punë në një lavazh makinash, por më pas ata i kërkuan sa më shpejt që ai të paguante kostot e transportit. Kjo e detyroi të riun shqiptar që të kujdesej për një fermë kanabisi.

Ai ka rënë në pranga pas një urdhër kontrolli që ka ekzekutuar policia në Stratford Road, Heaton, Newcastle , më 24 maj të këtij viti. Nga kontrolli u zbulua që katër dhoma të shtëpisë ishin kthyer në një fermë kanabisi. Gjykata dëgjoi tha se vlera e ‘shtëpisë së barit’ shkonte diku mes 14,000 dhe 61,000 £.

Karaj është gjetur brenda në banesë dhe është arrestuar. Ai refuzoi t'i përgjigjej shumicës së pyetjeve, por i tha policisë se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht.

21-vjeçari, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 14 muaj burg.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?