Anastasiia Alashri

Shkoi në Itali bashkë me djalin 3-vjeç për t’i shpëtuar luftës, 23-vjeçarja ukrainase vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Nëntor 2022, 22:11| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 22:31

  • Share

ITALI- Një 23-vjeçare ukrainase, Anastasiia Alashri humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë nga ish- bashkëshorti. Pas kryerjes së krimit ai u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrit të kapej.

Vajza nga Ukraina kishte mbërritur në Itali në muajin mars, bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj 3-vjeç për t'i shpëtuar luftës.

E reja punonte në një restorant në Fano, ndërsa të dielën ajo nuk shkoi në punë, dhe pas kësaj u ngrit alarmi për humbjen e saj. Kërkimet kanë zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes, derisa mëngjesin e sotëm, zjarrfikësit dhe karabinierët kanë gjetur trupin e pajetë, i cili kishte plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pak ditë më parë, më 11 nëntor, e reja iu drejtua policisë për të denoncuar përndjekjen dhe dhunën që kishte përjetuar nga i shoqi prej disa kohësh. Një situatë që e kishte shtyrë të renë të largohej nga shtëpia dhe të strehohej te një shoqe e kolege e punës.

Të dielën e 13 nëntorit, në mëngjes, ajo kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e saj për të marrë disa sende personale, ku pikërisht aty takoi ish-bashkëshortin, me të cilin filloi të debatonte. Dhe që nga ai moment ajo humbi gjurmët.

Zhdukja e saj u denoncua nga një mik, ku më pas nisën dhe kontrollet, më pas trupi i pa jetë i Alashrit u gjet një zonë rurale të Fanos. Kërkimet nisën menjëherë pas ngjarjes ku u bë e mundur dhe  kapja e autorit të dyshuar, ish-burrit të saj. Prokuroria Publike e Pesaros lëshoi ​​një urdhër ndalimi për veprën penale të vrasjes. Vrasësi i dyshuar më pas u dërgua në burgun e Bolonjës. 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 15/11/2022 03:57

    Ndoshta ka qene ndonje spiun i gjakpiresve Wagner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?