Presidenti i Brazilit duke treguar çmimin e benzinës

Shkoi në Angli për varrimin e Mbretëreshës, presidenti i Brazilit bëhet viral! Ndalon në një pikë karburanti dhe tregon çmimin e benzinës

21 Shtator 2022, 11:42| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 11:55

  • Share

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, është bërë viral në rrjetet sociale! Teksa ishte i pranishëm në varrimin e Mbretëreshës Elisabeth II, në Britaninë e Madhe, presidenti brazilian ka filmuar veten, ndërsa ndan habinë e tij për çmimin e karburantit atje. Ai u ndal në një pikë karburanti në Londër dhe postoi një video në lidhje me koston e karburantit, duke dashur t’i thotë brazilianëve që ata paguajnë shumë herë më pak.

Teksa po qëndronte në një pikë karburanti, presidenti i Brazilit vuri në dukje tabelën elektronike që tregonte çmimin 161.9 p për një litër benzinë. Bolsonaro tha se kostoja është “praktikisht dyfishi i mesatares së shumë shteteve braziliane” dhe gjithashtu pretendoi se karburanti në Brazil është ndër më të lirët në botë.

“Unë jam këtu në Londër, Angli, dhe çmimi i benzinës është 1.61£, kjo është rreth 9.70 R$ për litër. Benzina jonë është në fakt, ndër më të lirat në botë”, pohoi ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?