Arma e sekuestruar

Kronikë

Shkoi me pistoletë në brez për të ndihmuar shokun në një sherr, arrestohet një 37-vjeçar! Parandalohet një vrasje e mundshme në Sarandë

12 Gusht 2021, 11:30| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 11:32

  • Share

SARANDË-Krist Çakalli, 37-vjeç, është arrestuar në Sarandë pasi është kapur nga uniformat blu teksa lëvizte me armë zjarri pistoletë me vete. Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti pasi 37-vjeçari ishte thirrur për ndihmë nga një shok i tij për ta ndihmuar pas sherri, verbal e më pas fizik, me një 19-vjeçar.

"Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin.   
Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.     
Gjithashtu, në vijim të veprimeve  u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P", ka njoftuar policia e Sarandës, e cila ka bërë me dije se ka kaluar materialet procedurale në drejtim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. 
 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?