Shkodra pa gjumë, futbollistët e Vllaznisë pritet si heronj! Presidenti Xhaferri: Jemi të veçantë

1 Qershor 2022, 12:18| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 12:28

  • Share

Si heronj janë pritur në Shkodër futbollistët e Vllaznisë të cilët fituan Kupën e Shqipërisë me rezultatin 2-1 kundër Laçit. Në qytet festa për këtë arritje ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Entuziazmi ishte i madh për shkak se ky është sezoni i dytë radhazi që arrihet ky objektiv, ndërsa me fitimin e Kupës Vllaznia siguroi edhe kualifikimin në Kupat e Europës.

“Tifozët e Vllaznisë janë të veçantë dhe unë jam një ndër ta. Jan lojtarë ynë i 12 dhe ne kemi shumë nevojë për ta. Shpresoj që e kemi justifikuar besimin e tyre,”-u shpreh Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

“Urime pafund për këto djem të mrekullueshëm që na falën këto emocione të jashtëzakonshme sonte për të gjithë shkodranët që ndodhen jo vetëm në qytet, por në të gjithë botën,”-deklaroi Bardh Spahia, kryebashkiak i Shkodrës.

“Fitimin e Kupës ia dedikoi edhe paraardhësve të mi, qoftë Elvisit, qoftë Plorit, por edhe Brdaric,”-tha Mirel Jose, trajner i Vllaznisë.

“Është një emocion i paparë sepse në këtë qytet nëse fiton çdo vit nuk është monoton, por çdo vit bëhet gjithmonë e më bukur,”-deklaroi Mevlan Adili, futbollist i Vllaznisë.

Në sheshin para bashkisë përveç koreve dhe këngëve mbështetëse pati edhe fishekzjarre.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?