Shkodra i bashkohet festimeve të karnavaleve në Tuz të Malit të Zi, banda frymore e 'djepit të kulturës' dhuroi spektakël për banorët

14 Shkurt, 15:57| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:04

  • Share

Shkodra i është bashkuar festimeve në Komunën e Tuzit në Malin e Zi, në festën tradicionale të Karnavaleve. Banda frymore e qytetit dhe artistët shkodranë janë bërë pjesë e karvanit në qendër të komunës në një atmosferë festive, ku fëmijë e të rritur nga të gjitha grupmoshat mbushën rrugët e qytetit.

Artistët shkodranë u pritën nga Kryetari i Komunës Tuz, Liridon Gjelaj.

“Komuna e Tuzit përkrah aktivitetin e karnavaleve, do ta përkrahu edhe në të ardhmen, mendoj edhe ma fuqishëm nga ana e financave”.

Në emër të bashkisë Shkodër, N/Kryetari i saj Rudin Beka, teksa vlerësoi bashkëpunim mes dy qyteteve Tuzit dhe Shkodrës, ai iu ktheu reston duke i ftuar ata në javën e ardhshme në festimet 3 ditore të karnavaleve në Shkodër.

“Është kënaqësi që e rinisim bashkëpunimin mes Bashkisë Shkodër dhe komunës Tuzi. Shpresoj të kemi shpejt edhe ekipin tuaj si komunë po edhe ekipin e karnavaleve javën që vjen sepse, edhe ne po organizojmë 3 ditorëshin e karnavales më Shkodër”.

Festa e karnavaleve në Komunën e Tuzit është kthyer në një traditë të përvitshme të cilat kanë nisur që nga viti 1996, e prej asaj kohe e deri më sot është festuar gjithmonë. Po ashtu edhe në qytetin e Shkodrës festa e Karnavaleve do të mbahet për 3 ditë me radhë, përkatësisht në datat 23-24 dhe 25 Shkurt, që njihet ndryshe si festa e maskave, ngjyrave të shumëllojshme dhe embëlsirave.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?