Turistja gjermane

Shkodër/U dëmtua gjatë eksplorimit në ‘Kodër Kunje’, policia dhe banorët i shkojnë në ndihmë turistes gjermane

21 Korrik 2023, 09:41| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 09:49

  • Share

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër, në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.

Menjëherë pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga një banor i zonës, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turiste gjermane që kishte rrëshkitur në terren malor në vendin e quajtur “Kodër Kunje”, njësia administrative Shosh, bashkia Shkodër, dhe nuk lëvizte dot pasi kishte thyer këmbën dhe krahun, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt këtij vendi, për t’i ofruar ndihmë turistes.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë transportuar turisten gjermane dhe turistin tjetër që e shoqëronte, nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas turistët janë marrë nga shërbimet e ambulancës. Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.    

Turistët gjermanë kanë falënderuar banorët e zonës, shërbimet e Policisë dhe ekipin mjekësor, për ndihmën që iu dhanë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?