Shkodër/ Merr flakë banesa pranë urës së Bunës, ndërron jetë 60-vjeçari! Lëndohet gruaja e tij, dërgohet te Trauma (VIDEO)

14 Shkurt 2023, 23:31| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 07:31

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme një banesë në Shkodër dhe për pasojë 60-vjeçari Kapllan Nasufi ka ndërruar jetë. 

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Naslie Nasufi, 59 vjeç, ka përuar djegie të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Banesa i përket komunitetit rom dhe ndodhet pranë urës së Bunës. 

Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër,  ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën 

Po si pasojë e zjarrit  ka pësuar  dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit", ka njoftuar policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tri: 15/02/2023 06:33

    Aty ka ken shkrume ishallah I xhehnetit ngushellime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?