Banesa e djegur e Jakup Çotajt, Shkodër, 14 prill 2024

Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj! Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare

16 Prill, 19:49| Përditesimi: 16 Prill, 20:00

  • Share

SHKODER- Pas zjarrit të rënë mengjesin e se dieles, (14 prill 2024) në Zogaj ku humbi jetën 52 vjeçari Jakup Çotaj, drejtori i repartit zjarrëfikës në Shkodër Agim Ponari tha se zjarrëfikëset janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes por viktima ka ndërruar jetë përpara se shtëpia të digjej si shkak i asfiksimit nga tymi ndërsa tregon se ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit.

Drejtori Ponari tregon se cilat janë dy dyshimet kryesore të zjarrit që përfshiu banesën në Zogaj duke bërë që kryefamiljari Jakup Çotaj të digjet brenda.

Rruga nga Shiroka në Zogaj ështe e keqe por nuk është e vërtetë që është vonuar 40 minuta zjarrfikësja nga momenti kur është marrë telefonata. Terreni ishte shumë i vështirë. Makinat private kishin bllokuar  parkingun në qendër të Zogajt. Kaluam nga një rrugë e re e cila është ndërtuar për kamioncina. Ishte e ngushtë. Automjeti I zjarrfikës me 8 ton ujë. Kemi shtruar tubat mbi 100 metra për të shkuar tek banesa. Kur kemi vajtur atje çatia kishte rënë. Kur nusja ka dalë nga shtëpia dhe ka kërkuar ndihmë kati i dytë ka qenë i përfshirë në flakë dhe personi ka qenë i vdekur. Ai ka vdekur i asfiksuar. Policia e shtetit me ekspertin tonë dhe të policisë kriminale kanë qenë atje dhe kanë kryer verifikimet por mendojmë se mund të jetë shkaktuar nga një cigare që ka rënë në divan, ose masw elektrike”,  thotë Ponari.

Familjarët e tjerë kanë arritur që të shpëtojnë mes të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeç si dhe një pjesë e banesës ka shpëtuar pa u djegur. Policia, prokuroria dhe ekspertët e zjarrëfikësve vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?