Shkodër, zbulohet lokali i përshtatur për shitje dhe përdorim të kokainës, arrestohet 41-vjeçari

4 Nëntor 2023, 10:39| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 11:00

  • Share

Shkodër - Policia e Shkodrës ka zbuluar një lokal në fshatin Trush, ambientet e të cilit ishin përshtatur për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Gjatë kontrolleve të policisë në lokal, është arrestuar në flagrancë dhe administratori i lokalit.

Administratori 41-vjeçar i identifikuar me inicialet A.O., kishte marrë me qira lokalin dhe sipas policisë e kishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë.

Gjthashtu, blutë bëjnë me dje se gjatë kontrolleve në lokal u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine e ndarë në doza.

Arrestimi i 41-vjeçarit vjen në vazhdën e qindra arrestimeve në kuadër të megaopeacionit °Tempulli°.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?