Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari

15 Prill, 09:34| Përditesimi: 15 Prill, 09:49

  • Share

SHKODËR - Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Shirokë, pasi u kap me një sasi të dyshuar lënde narkotike me vete.

Ndërsa, më pas në banesë gjatë kontrollit iu gjetën 115 fara kanabisi, të cilat i i posedonte me qëllim shitjen. Kapja e 32 vjeçarit L.R., është në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 2’ që po vijon në mbarë vendin.

Shërbimet e parullës ndaluan L.R., për kontroll në automjetin e tij, kur iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore, policia ushtroi kontroll në banesën e 32-vjeçarit ku u gjetën dhe 115 farat e kanabisit.

'Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi L. R. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Në vijim të veprimeve procdurale, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 115 fara cannabisi, të cilat i posedonte me qëllim shitjen', thuhet në njoftimin e policisë.

Lënda narkotike e gjetur në makinë, farat e kanabisit si dhe një celular i 32-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?