Shkodër, shpallen fituesit e festivalit ‘Youth Theatre’! Çuliqi: U evidentuan të rinj të talentuar në aktrim

20 Mars, 16:41| Përditesimi: 20 Mars, 16:46

  • Share

Është zhvilluar në Shkodër festivali teatror i të rinjve ku fitues u shpallën nxënësit e shkollave "Jordan Misja" dhe "Shejnaze Juka". Ky festival evidentoi talentet në fushën e aktrimit, vlerëson drejtori i teatrit Arian Çuliqi.

Shfaqja "Fëmijët e rrugës" e nxënësve të shkollës së mesme "Oso Kuka" me regji të aktores së teatrit "Migjeni", Merita Smaja përmbylli serine e netëve të festivalit teatror "Youth Theatre".

Juria profesioniste vlerësoi dy nga shkollat pjesëmarrëse si më të mirat e edicionit të pestë të festivalit. "Jordan Misja" dhe "Shejnaze Juka" u shpallën fituese me shfaqjet e tyre në festival.

Drejtori i teatrit "Migjeni", Arian Çuliqi vlerëson me nota pozitive festivalin, i cili në këtë vit angazhoi 112 të rinj që prekën magjinë e skenës. Ky festival evidentoi të rinjtë që spikatën në fushën e aktrimit, shton ai.

Edicioni i pestë i festivalit teatror për të rinj zgjati 8 netë dhe në të u përfshinë shkolla të mesme të Shkodrës dhe njësive administrative të saj. Spektatorët e pranishëm në teatrin "Migjeni" shijuan drama dhe komedi të realizuara nga të rinjtë nën kujdesin e trupës së aktorëve profesionistë të teatrit "Migjeni".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?