Shkodër/ Shoferit i kontrollojnë makinën, i gjejnë 1100 fara kanabisi gati për shitje! Pasagjeri me 2 radio policie në shtëpi

23 Mars, 12:22| Përditesimi: 23 Mars, 12:28

  • Share

Dy persona u ndaluan në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër pasi brenda në makinë iu gjetën 1100 fara cannabisi. Policia e Shkodrës thotë se farat posedoheshin nga 32 vjeçari drejtuesi i automjetit me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Të arrestuar në flagrancë janë Agron Doçaj , 34 vjeç, pasagjeri dhe  Liridon Gjoka, 32 vjeç, shoferi. Dosja po hetohet nga prokuroria e Shkodrës.

 

Sekuestrimi i policisë, çifte, armatime, radiomarrëse dhe fara kanabisi

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?