Shkodër/ ‘Shoferë të alkoolizuar dhe parakalime të gabuara’, 810 gjobiten, 2 të tjerë nën hetim gjatë një jave

2 Qershor 2022, 13:41| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 13:54

  • Share

Me qëllim parandalimin e aksidenteve , vazhdojnë kontrollet me radarë dhe dragera nga Policia Rrugore e Shkodrës, për evidentimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve , në një javë janë vendosur 810 gjoba për shkelje të ndryshme, kryesisht parakalime të  gabuara dhe drejtim automjeti nën efektin e alkoolit , ndërsa 2 shoferë të tjerë janë nën hetim për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  

810 gjoba janë vendosur konkretisht për këto shkelje :

• 179 masa administrative për parakalime të gabuara;

• 1 masë administrative për përdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur;

• 6 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 18 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

• 42 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;

• 123 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 441 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën apel për denoncimin e çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?