Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë

8 Shkurt, 19:12| Përditesimi: 8 Shkurt, 19:23

  • Share

Një rast me infeksionin e fruthit është konfirmuar në Shkodër, bëri të ditur sot shefja e Epidemiologjisë, Dhurata Hysa.

Fëmija i infektuar është 4-vjeç i vaksinuar me një dozë, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Në qarkun e Shkodrës rreth 13% e fëmijëve janë të pavaksinuar, ndaj epidemiologia u bën apel prindërve t’u bëjnë vaksinat e fruthit.

Hysa tregon se “4-vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore”.

Ndërkohë shefja Hysa bën të ditur se “në Shkodër vetëm 87% e fëmijëve janë të vaksinuar dhe 13% jo”.

Sipas shefes së epidemiologjisë të gjithë fëmijët e pavaksinuar janë të rrezikuar të infektohen nga fruthi apo viruse të tjera të rrezikshme që mund të kenë edhe pasoja fatale ndaj i bën thirrje për vaksinim.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?