Shkodër/ Qendër tregtare në ‘Zdrale’, 280 tregtarë kundër: S’jemi njohur me projektin e qeverisë! Rrezikojmë të mbetemi pa punë, jemi me borxhe

11 Dhjetor 2023, 15:24| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 15:29

  • Share

Kryeministri Rama në Shkodër gjatë vizitës në Shkodër një javë më parë prezantoi projektin per rikualifikimin urban të zonës së Zdrales ku parashikohet shembja e tregut.

Për tregtarët ky projekt është totalisht i panjohur, përveç asaj që kanë parë nga mediat gjatë prezantimit të projektit. Ata kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci për të mësuar më shumë detaje por ende nuk kanë një përgjigje.

“Kryetari i bashkisë duhet të na japë informacion sepse janë 280 dyqane këtu. Ai duhet të na tregojë se çfarë do të bëjmë? Ku do e çojmë mallin?”, u shpreh një tregtar.

Për tregtaret duhet te jepet nje zgjidhje, pasi ato kane 30 vite që tregtojnë në këtë zone dhe rrezikojne te mbeten pa punë. Ata thanë për Report Tv se nuk jane kunder investimit që pritet të realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por duan të dinë fatin e tyre.

“Është mirë që të përcaktohet një treg tjetër ku do shesim gjatë kohës së punimeve? Këtu ka tregtarë me 4-5 milionë lek borxhe. Jemi para festive dhe s’mund të marrim furnizim se s’dimë kur do shembet”, thanë ata.

Projekti i ri parashikon pedonale, restaurim të fasadave nga rruga Hamz Kazazi pranë xhamise së Parrucës deri prane stadiumit “Loro Boriçi”. Ndërsa në vend të tregut aktual, që sot është në gjendje të mjerueshme, parashikohet ndërtimi i një qendre tregtare dhe parkingu nëntokësor.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/12/2023 01:01

    Me mire qender tregetare se sa nje lloj tregu i tille qe me kujton ate te /Gani Luzit/ ne Tirane,(nuk e di nese eshte akoma)se nuk jetoj me ne Tirane.Tek qendra tregetare e re mund t'ju ofrohen dyqane ketyre tregetareve.I njejti mall,paraqitje e tregeti me dinjitoze.Nuk eshte e thene qe qendrat tregetare duhet te barazohen patjeter me prani dyqanesh markash te njohura.

    Përgjigju
    • Pa emer: 15/12/2023 13:15

      Qendrat tregtare i falimentojne dyqanet por une nuk besoj se do jete ashtu

  • Banor i Zdrales: 11/12/2023 16:52

    Jeni mësu me tall bythen me kryebashkiakët 33 vjeçarë të Shkodërs,tani njihuni me projektin e disa viteve me pare nga Rama,por ra ne vesh te shurdher nga drejtuesit e Bashkis,Shkodra duhet te eci drejt modernizimit jo barakeve si ne Afganistan.

    Përgjigju
    • arben xhafer: 12/12/2023 11:00

      alban xhaferi eshte ndertusi

    • Scutari: 11/12/2023 20:03

      A din gja se kush asht ndërtuesi?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?