Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i bërë ndaj Taulant Ahmetit ditën e djeshme në Shkodër, ku Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç qëlloi me armë ndaj Ahmetit.
Polumbarët e RENEA-s pas disa minutash kërkime kanë gjetur sot në lumin Buna pistoletën me të cilën Ustabeqiri qëlloi në ajër ndërsa më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete, ndërsa pistoleta ishte hedhur në lumin Buna për të fshehur gjurmët.
Dy autorët e kësaj ngjarje do të përballen me akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ 2 të rinj në kërkim! Levë kokës 32-vjeçarit, qëllojnë me pistoletë në ajër dhe e hedhin në lumin Buna
//ReportTv.al