Shkodër, parking i ri publik në Shirokën turistike

22 Mars, 13:05| Përditesimi: 22 Mars, 13:32

  • Share

Zona turistike e Shirokës në Shkodër në sezonin turistik do të ketë parkingun e ri publik. Punimet po kryhen nga ndërmarrja e shërbimeve publike e Bashkisë Shkodër, në vendin ku u shemb një objekt pa leje pak muaj më parë.

Ky shesh do të transformohet në një hapësirë publike e cila do të shërbejë edhe si vend qëndrimi për autobusët e turistëve. Puna për rehabilitimin e plotë të kësaj zone do të përfundojnë brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve.

Punimet u inspektuan edhe nga kryebashkiaku Benet Beci. Investimi pritet që të sjell lehtësim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike të Shkodrës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?