Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shkodër, 47-vjeçari i plagosur shkon vetë në spital, mori plumb në shpatull

11 Gusht 2023, 13:01| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 13:39

  • Share

SHKODËR- Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e kësaj të premteje në lagjen Skënderberg në Shkodër, ku për pasojë është plagosur një 47-vjeçar. I plagosuri i cili ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes mori një plumb në shpatull dhe i gjakosur shkoi në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ishin ‘bluzat e bardha’ që raportuan policinë e Shkodrës e cila pas njoftimit rrethoi zonën.

Aktualisht Odri është duke marrë trajtimin mjekësor përkatës në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sidoqoftë, ngjarja është ende shumë e paqartë. Odri nuk ka pranuar të flasë për dinamikën e ngjarjes në spital.

Aktualisht po hetohet mbi shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Deri tani nuk ka treguar gjë mbi dinamikën se çfarë dhe si ka ndodhur.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.

Ora 13:27
Plagosja në Shkodër, ja çfarë thotë policia! ‘Blutë’ rrethojnë zonën

 

Policia ka raportuar për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Shkodër.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 11/08/2023 13:49

    E paska rujt zoti kte rrezikun se ja paskan nis Per kry e paska xan n'shpatull.. Po shyqyr kaiher sdine me gjujt mire Kto plenat qe mbeten tu u vra perdite njerez kot. Meqe ra fjala kapni kto kriminelat qe i keni rrugeve Se asnje skeni kap, kapni kot do njerz ushtar pa lidhje E shofera fruta perimesh e ngarkim shkarkim Dhe kto qe ushqejne kafshet kuaj e qen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?