Shkodër/ Nis edicioni 6 i festivalit të filmit ‘Ekrani i Artit’, drejtorit artistik: Në fokus kinematografia suedeze

30 Maj 2023, 21:31| Përditesimi: 30 Maj 2023, 21:51

  • Share

Edicioni i gjashtë i festivalit të filmit "Ekrani i Artit" është në prag të nisjes së tij në Shkodër. 1 ditë para ceremonisë hapëse, organizatorët bënë të ditur detaje të aktivitetit të këtij viti.

“Këtë vit mund të themi që risia është rikthimi në kinema. Programi do zhvillohet në tre ditë rresht. Përveç festivalit do kemi dhe një ëorkshop me tre klasa. Dy në Itali dhe një në Shkodër”, tregoi Adrian Paci,  Drejtues i "Ekrani i Artit".

Në rolin e Drejtorit Artistik të "Ekranit të Artit", Edi Muka tregon se fokusi i këtij edicioni do të jetë Suedia me kinematografinë e saj.

“Të gjithë filmat që prezantohen mbartin mesazhe për atë që ndodh në botë rreth nesh, për historia të mëparshme që kanë ndodhur dhe ndikojnë mënyrën se si bota është formuar sot. Për të gjitha ato tensione, zhvillime që Shqipëria bën pjesë, por që shkojnë përtej Shqipërisë”, tha Edi Muka, Drejtor Artistik i "Ekrani i Artit".

Këtë vit në festivalin "Ekrani i Artit" do të konkurrojnë rreth 60 filma, por pjesë e eventit do të jenë edhe aktivitete të tjera gjithëpërfshirëse.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?