Shkodër, makina elektrike e policisë bashkiake del nga rruga e përplas mjetin në qendër! Shikoni pamjet

8 Prill, 10:44| Përditesimi: 8 Prill, 11:19

  • Share

SHKODER- Makina e Policisë bashkiake të Shkodrës është përfshirë në një aksident paraditen e sotme në qendër të qytetit, rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, makina elektrike e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kaluar edhe bordurën e rrugës si pasojë e një komandimi automatik që ka ndodhur në sistem, duke u përplasur me një mjet tjetër

Automjeti i Policisë Bashkiake drejtohej nga shtetasi I. B dhe u përplas me automjetin me drejtues shtetasin D. M.   

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet dhe do hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?