Foto ilustruese

Shkodër, makina del nga rruga e përplaset me mjetin e parkuar, burrë e grua përfundojnë në spital

5 Shkurt, 19:35| Përditesimi: 5 Shkurt, 19:38

  • Share

Shkoder - Një aksident është shënuar sot rreth orës 18.25 minuta në aksin aksin rrugor "Shkodër-Hoti i Ri". Shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.  

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?