Shkodër/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset rëndë 27-vjeçarja, u desh tre orë ta nxirrnin nga mjeti! Të lënduara edhe 2 vajza të tjera (VIDEO)

3 Dhjetor 2023, 16:21| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 21:38

  • Share

SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Zeus të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës të cilën po e drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosura shoferja e automjetit e identifikuar Erisa Gucija, 27-vjeçe dhe dy të reja që ishin pasagjere në makinë, të identifikuara si A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Fillimisht u nxorën nga makina dy pasagjeret, kurse 27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekje nga ekipet zjarrfikëse. E reja që drejtonte mjetin është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës dhe ka nevojë emergjente për gjak.

Ndërsa dy vajzat e tjera ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është shkatërruar krejtësisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 21:14
Aksidenti në Shkodër, 27-vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën! U desh tre orë ta nxirrnin nga makina

1701626239_shkoderaksident.jpg

Ersa Gucia 27-vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë nga një aksident që ndodhi në orët e pasdites sot në Shkodër në fshatin Zeus.

E reja e cila ishte në timon, është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës dhe ka nevojë emergjente për gjak.

27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekje nga ekipet zjarrfikëse për shkak se makina ishte dëmtuar krejtësisht.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?