Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

25 Prill, 16:53| Përditesimi: 25 Prill, 17:00

  • Share

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër. Shtetasi R.Sh., po kryente manovra të rrezikshme me një automjet të vjedhur tip ‘Ford’. 37-vjeçari i kishte vjedhur makinën 70-vjeçarit I.D.

Menjëherë pas njoftimit në polici se 70-vjeçarit i ishte vjedhur makina, u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në lagjen ’10 korriku’ në Shkodër u bë e mundur kapja e R.Sh.

'Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, sapo është njoftuar se shtetasit I. D., 70 vjeç, i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. Sh., 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.', thuhet në njoftimin e policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky person ishte i shpallur në kërkim edhe nga policia e Durrësit për veprën penale të vjedhjes.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond (koder rreshen): 26/04/2024 08:24

    Cdo veprim e ka nje arsy,por cila esht arsyeja qe ndezin sirenat e alarmit dhe aq me teper naten ku Populli esht ne gjum,dhe jo nje por dy makina policie !!! Kesaj i thon oh sa qef e jesh Poic ! Jo polic i formuar ne akademin e rendit,por Polic i formuar nga Kol Frakushi i Portokallis ! Para shum vitesh ne shtetin ku jetoj,po dergoja Femin ne spital ne gjendje te rend ne oret e vona te nates,dhe per sa koh ambulanca udhetonte ne zon te banuar,kishte te ndezur dritat e emergjences,dhe vetem ne kryqezime apo ne semafor me te kuqe,ajo detyrohej te jepte sinjalin e larmit me zhurm . Video te tilla te turpshme,te krijon pershtypjen sikur nuk jemi popull Europian,por me kultur nga vendet e Afrikes,te cilet ju fryjn Vuvuzelave gjat dites,sepse nuk munden dot pa zhurm !

    Përgjigju
    • gjergji: 28/04/2024 08:41

      Mondo: Jan mesuar ne pyll.Qyteti eshte i huaj per to.Njerezit ju duken si kafshet e pyllit,prandaj "ngaterrohen "shpesh ne Tirane."KERKOJNE ushqim"!!!!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?