Shkodër/Ishte në kërkim dhe qëlloi me armë RENEA-n kur shkoi ta arrestonte, në pranga 49-vjeçari! Ka qenë i dënuar më parë për vrasje (EMRI)

27 Tetor 2022, 10:29| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 11:05

  • Share

SHKODËR- Agim Gjata, 49-vjeç, i konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar më parë për vrasje ka rënë në pranga pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Gjatë ndërhyrjes për kapjen e tij, ai qëlloi me kallashnikov në drejtim të efektivëve të RENEA-s, por u arrit që të neutralizohej dhe u arrestua.

Në banesën e tij në Vaun e Dejës iu gjetën 2 kallashnikovë, pistoletë, fishekë dhe dylbi, të cilat u sekuestruan.

Blutë e Shkodrës organizuan operacionin policor të koduar “Neutralizimi” për kapjen e tij. Në momentin që efektivët rrethuan banesën e 49-vjeçarit dhe i bënë thirrje për t’u dorëzuar, Gjata qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre. Pas kësaj ndërhyn dhe Forcat Speciale RENEA të cilat bënë të mundur neutralizimin i tij dhe më pas prangosjen.

Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje pasi në vitin 2011 ai ka ekzekutuar me armë në fshatin Barbullush 61-vjeçarin Ndoc Çeliku. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Renea: 27/10/2022 15:59

    Kujdes cuna se mos ju pengohet i arrestuari. Trajtojeni mire, pyeteni a fjeti shtrire mbreme, a ka ngrene mengjes, a do ndonje masazh e gjera te ketilla se boll i stresuar paska qene. Se na del Saliu me Ilirin pastaj kerkojne llogari per keqtrajtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?