Lumi Buna

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës

16 Prill, 13:09| Përditesimi: 16 Prill, 13:21

  • Share

SHKODËR - Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna paraditen e sotme në afërsi të fshatit Pentar.

Trupi i pajetë i Shkëlqim Kazazit u gjet nga familjarët e tij, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar akte apo shenja dhune.

Më datën 13 prill të këtij muaji, 49-vjeçari u kallëzua në polici nga i vëllai G.K., se ishte larguar nga shtëpia.

'Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.', thuhet në njoftimin e policisë.         

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po sqaron rrethanat e rastit për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës nga Kazazi.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?