Shkodër, improvizohet laboratori i punës së Kel Marubit, shfaqen për publikun aparatet autentike të Marubëve

28 Mars 2022, 07:56| Përditesimi: 28 Mars 2022, 10:11

  • Share

Veglat e punës së Kel Marubit e pasardhësve të tij si dhe procesimi i fotografisë i improvizar në dhomën e erret me nuanca të kuqe, për herë të parë bëhen të prekshme për publikun në një ekspozitë të hapur në Muzeun Marubi të Shkodrës.

Jo pa emocion Drejtori i Muzeut Lucian Bedeni kujton se më parë aparatet autentike të Marubëve qëndronin në kushte të mjerueshme, ndërsa përmes muzeut të ndërtuar nga e parë këto objekte kanë marrë jetë.

Kuratorja Orestia Kapedani e cila përmes ekspozitës sjell procesin e formësimit të imazhit dhe të gjitha etapat e krijimit të fotografisë nga dinastia Marubi e që më pas ktheheshin në vepra arti, rrëfen sesi u njoh me këto thesare rreth 20 vite më parë.

Ekspozita e konceptuar si një atelie e rrjetëzuar në muze sjell gjithashtu edhe fotografi te ruajtura ne arkat e vjetra, te paekspozuara më parë, si dhe personazhe te njohur e te panjohur të shkrepur nga aparatet e Marubëve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zefi: 28/03/2022 10:30

    Asnje aparature nga ato qe jane ekspozuar ne laborator nuk i afrohen kohes se Marubit prandaj me mire ti hiqni se eshte e turpshme..... Sigurisht qe cmimi per te pare kete muze eshte shum i larte prandaj dhe nuk ka vizitore.....

    Përgjigju
  • hane: 28/03/2022 08:57

    Me vjen keq te them, pa dashur qe te ul vlerat e muzeut, por shume pak tregohet ne gjithe ate hapesire 2-kateshe te atij muzeu.Shyqyr qe e kemi vizituar pa paguar bilete sepse cmimi i biletes eshte shume larg se cfare ofron (te pakten per vizitoret Shqiptar eshte shume shtrenjt). Mund te gjenden ne internet shume foto me interesante se cfare eshte shfaqur ne muze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?