Foto ilustruese

Shkodër/ I vjedhin makinën në servis, gruaja bën denoncimin në polici

5 Dhjetor 2023, 14:46| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 14:48

  • Share

Një automjet është vjedhur gjatë natës në një pikë servisi makinash në lagjen “Bahçallëk”. Gruaja ka bërë denoncimin ndërsa policia po verifikon pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Gjatë natës, në një servis automjetesh në lagjen “Bahçallëk”, është vjedhur një automjet tip “Fiat”, në pronësi të një shtetaseje, banuese në Shkodër. 

Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ëve të vjedhjes së automjetit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?