Dajçi rrezikohej nga përmbytjet, rikonstruktohet argjinatura e Darragatit në Shkodër

9 Dhjetor 2023, 12:40| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 14:55

  • Share

Shkodër - Argjinatura e Darragjat e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010, dhe 2018 në zonën e Dajçit i është nënshtruar ndërhyrjes.

Kjo pas një kërkese të bërë nga Bashkia Shkodër ndaj Bordit të Kullimit për rrezikun që i shfaqej zonës në rast të përmbytjeve.

Për te parë nga afër punimet në këtë argjinaturë ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka inspektuar punimet ndërkohe që u shpreh se kjo është një ndërhyrje e plotë që shmang rrezikun për zonën.

Qe prej muajit Shtator, në territorin e Bashkisë Shkodër është ndërhyrë në disa zona për pastrimin e kanaleve kulluese në Gurin e Zi, Dajç, Bërdicë, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit të përfundojë ndërhyrja edhe në njësinë Ana e Malit.

Këto ndërhyrje zvogëlojne rrezikun e përmbytjeve nga reshjet në tokat bujqësore në këto njësi administrative

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?