Pajisja që përdorej për peshkim të paligjshëm

Shkodër, goditet një rast i peshkimit të paligjshëm, hetohen 2 persona, njëri nga Mali i Zi

16 Prill, 13:42| Përditesimi: 16 Prill, 13:44

  • Share

SHKODËR - Policia në Shkodër ka goditur një rast të peshkimit të paligjshëm, teksa ka filluar hetimi për 2 shtetas, njëri prej të cilëve është nga Mali i Zi.

Në hapësirën e liqenit të Shkodrës, këta dy persona A.M., banues në Tivar dhe A.Sh., banues në Bajzë, po peshkonin me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

DVP Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin bën të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve.

Për ata ka nisur hetimi penal për veprën penale ‘Peshkimi i ndaluar’.

'Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, janë kapur në flagrancë në liqenin e Shkodrës, 2 shtetas që po peshkonin me pajisje që furnizohen me energji elektrike.     

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. M., banues në Tivar dhe për shtetasin A. Sh., banues në Bajzë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.', thuhet në njoftimin e policisë.   

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet për peshkimin e paligjshëm, një mjet lundrues dhe një automjet.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Banor i Grilit: 16/04/2024 14:37

    Këto dy viktimat nuk kanë paguar parat policve dhe rrezultati të dy të arrestuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?