Foto ilustruese

Shkodër/ Gjenden dy mina të paplasura në Bushat, dyshohet se i përkasin vitit 1997

23 Shkurt, 17:05| Përditesimi: 23 Shkurt, 17:42

  • Share

Dy mina të paplasura janë gjetur në Shkodër këtë të premte. 

Policia njofton se minat janë gjetur rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat nga punonjësit e bashkisë. Ato janë të ndryshkura dhe dyshohet se i përkasin vitit 1997.

Shërbimet e specializuara të policisë së Shkodrës, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?