Kamionët e mbushur me inerte

Shkodër/ Gërryenin shtratin e lumit Drin për të nxjerrë inerte, arrestohet pronari i subjektit dhe procedohen dy punëtorët

8 Mars, 11:50| Përditesimi: 8 Mars, 11:52

  • Share

Një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin është konstatuar dhe goditur nga policia.

Komisariati i Shkodrës si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore zbuloi një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.

U proceduan penalisht dy punëtorë të kompanisë, B.D., 39 vjeç dhe S.A., 25 vjeç, që po gërryenin shtratin për të nxjerrë inertet si dhe u arrestua pronari i subjektit, Sh.D., 33 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 eskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?