Festë për 105-vjetorin e Vllaznisë! Ish-futbollisti Bizi: Dolën emra të mëdhenj, nostalgji për klubin! Kryebashkiaku Beci: Do krijojmë muze

16 Shkurt, 17:50| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:56

  • Share

Shoqata e klubit Vllaznia, me prezencën e shumë figurave të shquara të sportit shkodran, festoi këtë të premte 105 vjetorin e krijimit të klubit. Në të morën pjesë emra të paharrueshëm të disa disiplinave sportive si Sabah Bizi dhe Faruk Kalleshi, ndërsa nuk munguan përfaqësues të basketbollit, volejbollit dhe çiklizmit. Pa harruar edhe mjekun që i ka dedikuar jetën këtij klubi, Zyhdi Çoba, i cili edhe pse 81 vjeç vijon të kujdeset për sportistët.

 “Erdhen persona që u prezantuan me mua për arsyet e mia fizike, ndoshta edhe lot më shkuan, sepse nuk do isha takuar me këto figura deri në fund të jetën, por erdhën dhe unë them se kam nostalgji për këto emra të mëdhenj të Vllaznisë dhe sportit shqiptar”, tha Sabah Bizi, ish-futbollist.

Presidenti i klubit të futbollit Alban Xhaferri, përfitoi nga rasti për të bërë një thirrje.

 “Ta rikthejmë pasionin dhe dashirën që të ketë pjesmarrje më të madhe të tifozëve jo vetëm në stadium, por në pallat sporti dhe të gjithë sportet e Shkodrës”, shtoi Xhaferi.

Festa u mbajt në ambientet e bashkisë Shkodrës ku kryetari bëri edhe një premtim.

“Krijimi i një muzeu për të gjithë historinë e jashtëzakonshme që kemi, dhe mirë është ta bajmë brenda stadiumit teksa ne si bashki jemi duke e studiuar këtë mundësi, është e domosdoshme. Gjithë kjo histori që përmendëm të jetë edhe e vizitueshme, që të shihet dhe mendoj se kemi shumë materiale për të bërë diçka të tillë”, u shpreh kryebashkiak i Shkodrës Benet Beci.

Shoqata e sportit Vllaznia u krijua nga disa të rinj të apasionuar pas sportit, ndërsa në 100-vjetorin e saj ky klub u nderuar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” për kontributin dhe emrat e spikatur.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?