Shkodër, fermeri ngre shqetësimin për plehrat kimike të importuar nga Greqia: Nuk kanë efekt për rritjen e bimëve

16 Shkurt, 16:01| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:47

  • Share

Fermeri Ahmet Sylejmani nga fshati Muriqan i Anës së Malit në Shkodër zotëron një fermë agro-turizëm teksa ka ngritur dhe plantacion me 200 rrënjë ullinj. Ai ankohet se plehu kimik i importuar nga Greqia, të cilin e blen në farmacitë bujqësore të Shkodrës nuk i përmbush nevojat për tokën.

“Kimikatet janë të dobëta. Nuk japim efekt. Ky pleh kimik që po përdor për ullinjtë ka 50 për qind gurë. Shitet në farmaci bujqësore. Ne si fermerë nuk dimë se çfarë blejmë dhe çfarë po i hedhim tokës! Ky pleh përdoret vetem për ullinjtë sepse ulliri do azot ”, u shpreh fermeri Ahmet Sylejmani.

71-vjeçari pretendon se thasët 25 kilogramësh që ai ka blerë me pleh kimik janë gjysëm të mbushur me gurë të vegjël, ndaj sipas tij toka nuk ushqehet mjaftueshëm dhe bie rendimenti i prodhimit.

“Ajo që nuk kuptoj është se pse brenda në thes ka gurë? Sepse ne e blejme me 1 mijë lek kilen ose thënë ndryshe 25 mijë lek thesin. E kam blerë në farmaci bujqësore, por nuk është produkt i vendit, vjen nga Greqia. Unë këtë pleh e kam marrë për ullinje por më ka dalë me gurë brenda ne thes”, tregon ai.

Fermeri nga Muriqani kërkon shpjegim nga specialistët e bujqësisë, se cfarë efektesh jep bima e ushqyer më këtë pleh kimik.

“Une dua nga specialistët e bujqësisë të na tregojnë cilësinë e plehrave kimikë? Pse në këtë thes duhet të ketë gurë se toka ka gurë vete? Ndaj duhet të flasin specialistët për këtë çështje”, shton ai.

Pyetur për këtë shqetësim të fermerit, Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër tha se cilësinë e plehrave kimikë duhet ta kontrollojë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 17/02/2024 04:05

    Buon për Albania....teori që para LIIB Italia zbatoi për Shqipërinë. Nëse një mall ishte i keq për italianët, ishte i mirë për shqiptarët!! Tashti edhe grosisti shqiptar do të futmen e vet dhe shkon kjo punë mysybet!!

    Përgjigju
  • redi: 16/02/2024 18:32

    Ishin tre uzina per prodhimin e plehrave kimike dhe me shume cilesi ,si superfisfati ne Lac,e urese dhe nitrat amonit ne fier qe plotesonin ketkesen e brendeshme dhe nje phese eksportihej ! Ku jane sot ? U mbyllen dhe u cuan per skrap nga politika kriminale shqiptare . Ka ndonje hetim pse u shkaterruan ?

    Përgjigju
  • tani: 16/02/2024 18:22

    asgje nnga greqia nuk eshte e sakte,,ata e kane cdo gje me te futme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?