Shkodër/ Vuante nga miokardi në zemër, vdes foshnja 8-muajshe! Ngjarja para 2 javësh, prindërit padisin mjekët

6 Tetor 2023, 13:02| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 14:45

  • Share

SHKODËR- Një foshnje 8-muajshe nga Shkodra ka ndërruar jetë dy javë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por rasti u bë publik sot në rrjetet sociale, nga të afërm të familjes.

Report Tv u interesua pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës ku mësoi se foshnja është paraqitur para dy javësh në urgjencë, me vështirësi në frymëmarrje, temperaturë, ethe, humbje ndjenjash që mund të ngatërrohen në jo pak raste me gripin. Gjatë qëndrimit një ditor në spital i janë bërë analizat e gjakut, elektrokardiogramë dhe ekokardiogramë dhe më pas është dërguar me ambulancë në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar. Nga mjekët kardio-pediatër të QSUT-së është përcaktuar diagnoza “Miokard i Zemrës”. Foshnja është futur në intubim dhe në terapi, por nuk ia la dalë të jetojë.

Prindërit e foshnjës nga fshati Grudë i Shkodrës kanë bërë kallëzim në prokurori, me pretendimin se shkak për vdekjen është bërë neglizhenca e mjekëve. Sipas tyre fëmija nuk është diagnostikuar në lindje me sëmundje të zemrës, por ka shfaqur papritur komplikacione. Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar kartelat mjekësore në spitalet e Shkodrës dhe Tiranës dhe po heton rastin.

Prindërit e foshnjes, të kontaktuar nga Report TV refuzuan të prononcohen duke thënë se “ia kanë lënë në dorë drejtësisë”. 

Ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi rastin tragjik, mjekë të Spitalit Rajonal të Shkodrës thanë jashtë kameras se miokarditi ka një vdekshmëri të lartë deri në 90% dhe vetëm transplanti i zemrës mund ta shpëtonte foshnjën 8-muajshe.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baca: 06/10/2023 14:33

    Duhet shpallur pavdekesia è shqiptarit nga semundjet. Kur ndodh qe ai te vdese pa tjeter e ka vrare mjeku! Miokarditi nuk te marrka jeten??? Idiotizem ne aktivitet...

    Përgjigju
    • Per Bacen: 08/10/2023 09:29

      Kur ta provosh ne mish tand, hajde komento dhe lavderoji mjeket. Hajvan

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?