Shkodër/ Arrestohet 58-vjeçari për ndërtim pa leje, po ndërtonte një strukturë betoni që do shërbente si dyqan

15 Maj, 13:11| Përditesimi: 15 Maj, 13:22

  • Share

SHKODËR - Një 58-vjeçar është arrestuar në Shkodër për ndërtim pa leje.

Si rezultat i kontrolleve të policisë së bashku me specialistët e IMT vunë në pranga F.T., 58 vjeç.

Ky shtetas po ndërtonte një strukturë betoni pa leje në lagjen ‘Guerrile” e cila do të shërbente më pas si dyqan.

'Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasin F. T., 58 vjeç.

58-vjeçari po ndërtonte pa leje, në lagjen “Guerile”, një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë në Shkodër.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?