Foto ilustruese

Shkodër/ 54 vjeçari dëmtohet aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut

12 Shkurt, 17:10| Përditesimi: 12 Shkurt, 17:21

  • Share

SHKODËR- Një 54 vjeçar në Vaun e Dejës është dëmtuar aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa arma është sekuestruar nga policia.

"Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. N., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore", njofton policia.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?